Top Channel/ U kap me çaj mali, policia angleze arreston shqiptarin
31/03/2023 18:48

Të arrestohesh sepse në makinë policia të gjen një tufë me çaj mali, e kujton se ti je përdorues kanabisi. Kjo i ka ndodhur një emigranti shqiptar, në Angli kur fugoni i tij u ndalua për një kontroll të rastësishëm, por të pa mësuar me erën e çajit të malit, policët anglezë mbase ndonjëri prej tyre edhe përdorues, ka kujtuar se kemi të bëjmë me një tufë kanabisi, gati për ta ndezur. Histori e 53-vjeçarit Agim Agaj është pasqyruar nga tabloidi britanik The Sun, i shquar për mënyrën e titujve me të cilët luan shpesh. Për këtë ngjarje, gazetari Ed Southgate ka zgjedhur si titull CHARCOS, si për ta përafruar ngjarjen me trafikantët e drogës, që njihen si Narcos, por në fakt e gjitha puna e tyre në zbulimin e narcosit shqiptar rezultoi në një turp të vërtetë. I intervistuar nga The Sun, Agim Agaj tregoi me detaje ngjarjen. “Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kisha kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit”, rrëfen emigranti shqiptar. Gazetarët e The Sun nuk e kanë lënë me kaq, kanë marrë edhe një prononcim nga forca policore në Dorset, e cila u morr me hetimin e këtij rasti. Një zëdhënës i policisë për këtë ngjarje, të cilën The Sun e trajton si injorancë dhe turp të policëve. Ai deklaroi se u krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë|. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Fitore bindëse”, Orban lavdëron Ramën: Macron uron në shqip!
14/05 15:09
Top News – Dronë Reaper, raketa Patriot e F-35 / Trump blindon Arabinë Saudite, 142 mld USD armatime
14/05 14:42
Top Channel/ “Djalë i fortë dhe luftarak”: Trump i thur lavde presidentit të ri sirian!
14/05 14:42
Top Channel/ “Asnjë dyshim, diaspora votoi Ramën”, TA NEA: Mbiztëroi perspektiva europiane!
14/05 14:40
Top News – ‘Macron po i fryn zjarrit!’ / Presidenti francez tërbon Rusinë me planet bërthamore
14/05 14:37
Top News – Papa Leoni ofrohet si ndërmjetësues / ’Do bëj çdo përpjekje për paqen në botë’
14/05 14:37
Top News – Presidenti më i varfër në botë / Ndahet nga jeta ish lideri ‘modest’ i Uruguajit
14/05 14:36
Top News -‘Koha që t’i marrim frymën Rusisë’ / Franca kërkon sanksione të reja, BE gati paketën e 17
14/05 14:22
Top Channel/ SHBA-Siri, takim historik pas 24 vitesh, çfarë fshihet pas kësaj lëvizje?
14/05 14:22
Top Channel/ Mbrojtja bërthamore në Evropë, Macron ofron armët, por ka tre kushte të qarta
14/05 14:00
Top Channel/SHBA kërkon 5% të PBB për mbrojtje, NATO takohet në Turqi, ja për çfarë do të diskutohet
14/05 13:59
Top News- Problematiku Dodik shqetëson BE/ Costa: Është kërcënim real për stabilitetin në rajon
14/05 12:32
Top News – Trump, ‘romancë’ me Mohamed Bin Salman / Lëvdon princin saudit, ripërtërin aleancën
14/05 12:18
Top News – Zelenski, ballë për ballë me Putinin / Presidenti ukrainas këmbëngul për bisedime direkte
14/05 12:12
Top News – Trump takon presidentin e ri sirian / Premtoi më herët se do të heqë sanksionet
14/05 12:12
Top Channel/ Rubio në Turqi, konfirmohet pjesëmarrja në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi!
14/05 11:58
Top News – Shpërndan armët bërthamore në Evropë / Macron është i gatshëm të mbrojë kontinentin
14/05 11:57
Top News – Ukrainë, dasma në vijën e frontit / Të sapomartuarit: ‘Nuk kemi kohë të presim paqen…’
14/05 11:56
Top Channel/ “Fitore bindëse”, Orban lavdëron Ramën: Macron uron në shqip!
14/05 11:45
Top News- Netanyahu paralajmëron ofensivë të re/ Liderët europianë kërkojnë paqe në Gaza
14/05 09:28
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta