Islanda kremtoi të djelën zgjedhjen e një parlamenti ku shumicë do ishin gratë, por gëzimi ishte jetëshkurtër. Rinumerimi i votave prodhoi një rezultat jo dhe aq historik për barazinë gjinore në ishull. Fillimisht u mendua se gratë kishin siguruar 33 vende në parlamentin 63-vendësh të Islandës, Althing, në një palë zgjedhje ku fituan partitë e qendrës.