Pak ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan telefonoi si kryeministrin Albin Kurti ashtu edhe presidentin Aleksandar Vucic për të diskutuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Ankaraja njofton planet për të dërguar trupa të saj në Kosovë. Turqia i përgjigjet në këtë mënyrë një kërkese të NATO-s, për t’iu bashkuar forcave paqeruajtëse te KFOR, pas trazirave të këtyre ditëve, që kanë shqetësuar ndërkombëtarët.