Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi të dielën Sindirgin në Turqinë perëndimore, sipas njoftimit të agjensisë turke të menaxhimit të fatkeqësive. Tërmeti u ndje në disa qytete në perëndim të vendit, përfshirë Stambollin dhe qendrën turistike të Izmirit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Në qytetin e Sindirgit epiqendra e tërmetit, u shembën 10 ndërtesa, përfshirë një ndërtesë trekatëshe në qendër të qytetit, njoftoi kryebashkiaku Serkan Sak për mediat turke. "Gjashtë persona jetonin në këtë ndërtesë trekatëshe. Katër u shpëtuan nga rrënojat", sqaroi kryebashkiaku duke shtuar se përpjekjet për të nxjerrë dy persona të tjerë të bllokuar në këtë ndërtesë po vijojnë.