Rrugët dhe zonat historike të Durrësit po mbushen çdo ditë e më shumë me turistë të huaj, duke i dhënë qytetit atmosferën e sezonit veror që në maj. Disa kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Durrës, ndërsa shumë të tjerë e kanë qytetin bregdetar një ndalesë në turin e tyre nëpër Shqipëri.