Marrëveshja e Donald Trump dhe Vladimir Putin për naftën ruse thyen raportin e presidentit amerikan me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “është koha që Ukraina të ketë një president të ri”, pas kritikave të Zelenskyt për marrëveshjen e naftës me Rusinë. Presidenti ukrainas paralajmëroi se një marrëveshje e re për të liruar miliona tonë naftë ruse në SHBA dhe tregjet botërore do t'i siguronte Moskës para për të vazhduar luftën e saj në Ukrainë, duke e quajtur atë një dhuratë të Trump për Presidentin rus, Vladimir Putin.