Dy ditë para takimit me Vladimir Putin, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Rusinë për “pasoja shumë të rënda”, nëse nuk e ndalon luftën kundër Ukrainës. Ai e bëri deklaratën pas takimit virtual me disa liderë evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilët i kërkuan që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë së Evropës dhe Ukrainës. “Qëllimi është të përfundojë lufta”, tha Trump, lidhur me atë që shpreson të arrijë në samitin e 15 gushtit në Alaskë.