Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë qënë në dijeni të aksionit të madh policor të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar që arrestoi të dielën 5 persona me akuzën për terrorizëm. Trump tha se në aksion u arrestuan persona me rrezikshmëri që kishin për synim të shkaktonin dëme të konsiderueshme me eksploziv në bazën britanike ku ndodhen trupa dhe avionë amerikanë.