Top Channel/ Trump nis turin në Azi: Xi Jinping do bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
25/10/2025 19:55

Në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Presidenti Amerikan Donald Trump thotë sedo të kërkojë ndihmën e Kinës. Ai e sheh aleaten e njohur të Rusisë si një mundësi të mirë për të bindur Vladimir Putin që t’i japë fund agresionit të paprovokuar në Ukrainë. “Do të doja që Kina të na ndihmonte me Rusinë”, tha presidenti amerikan në bordin e Air Force One, ndërsa nisej për një turne në Azi ku do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë është bërë një pikë qendrore për Trumpin në muajt e fundit, me një marrëveshje armëpushimi që deri më tani ka mbetur në letër, pavarësisht premtimeve të tij të fushatës për ta zgjidhur situatën shpejt. Takimi mes trump dhe Xi Trump në Korenë e Jugut vjen si një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Trump do të vizitojë gjithashtu Malajzinë dhe Japoninë në udhëtimin e tij të parë në Azi që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Gjatë turit të tij Trump nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi edhe me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. I pyetur nëse ishte i hapur ndaj kërkesës së Koresë së Veriut për t’u njohur si shtet bërthamor si parakusht për bisedime, Trump u përgjigj: “Epo, mendoj se ata janë një lloj fuqie bërthamore... Ata kanë shumë armë bërthamore, më duhet ta them këtë.” Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në Zonën e Demilitarizuar që ndan dy Koretë gjatë mandatit të parë të Trump. Kim ka thënë se do të ishte gjithashtu i hapur për t'u takuar me presidentin e SHBA-së nëse Uashingtoni heq dorë nga kërkesa e tij që Pheniani të heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor.

Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47