Top Channel/ Trump, në shesh me xham antiplumb/ Tubimi i parë pas atentatit në një ambient të hapur
21/08/2024 22:35

Nën masa të rrepta sigurie kandidati për president i SHBA, Donald Trump, mbajti fjalimin e tij të parë publik pas atentatit të dështuar më 13 korrik. Ajo që ra më shumë në sy ishte xhami mbrojtës anti-plumb rreth podiumit ku republikani mbajti fjalimin. Më 13 korrik, gjatë një tubimi politik, Donald Trump i shpëtoi mrekullisht një atentati, teksa plumbi i gjakosi veshin e djathtë. Një burrë nga turma e fansave humbi jetën nga të shtënat, ndërsa dy pjesëmarrës të tjerë pësuan lëndime të rënda. I dyshuari kryesor, 20-vjeçari i quajtur Tomas Metju Kroks, u ekzekutua nga një snajper i Shërbimit Sekret. Që atëherë, Trump ka marrë pjesë në një duzinë ngjarjesh, por vetëm në ambiente të mbyllura. Ai siguroi mbështetësit e tij në Pensilvani në fund të korrikut, duke thënë: "Ne nuk do të braktisim mitingjet tona në natyrë". Sipas protokollit standard për çështjet e sigurisë, Shërbimi Sekret zgjodhi të mos komentojë mbi masat e shtuara të sigurisë. Trump, së bashku me zëvendësin e tij, Xhi Di Vens u takua me mbështetësit në një muze të aviacionit në Karolinën e Veriut. Kjo paraqitje në një shtet kyç shihet si një përgjigje ndaj Konventës Kombëtare Demokratike, ku kundërshtarja eTrump, Kamala Herris, do të marrë zyrtarisht nominimin si kandidate presidenciale.

Top Channel/ Groenlanda, Italia “del nga rreshti”: Nuk çojmë ushtarë
16/01 23:16
Top Channel/ Trembet Ukraina, negociata “të reja” me SHBA
16/01 23:11
Top News- Ukraina pa mbrojtje ajrore dhe në të ftohtë, Rusia gati për luftë të madhe
16/01 23:00
Top News- Trump gati ushtrinë për të shuar protestat në Minesota: I detyruar të veproj
16/01 20:20
Top Channel/ Groenlanda, Trump kërcënon me taksa: Tarifa të reja për ata që dalin kundër
16/01 20:02
Top News – Kongresi amerikan kundër Trumpit / Mbështetje për Greenlandën, ligjvënësit në Danimarkë
16/01 16:53
Top News -‘Një moment i mirë për të filluar të pish’/ Kallas pesimiste: Bota në gjendje të tmerrshme
16/01 16:51
Top News – Putin ‘hyn mik’ për Iranin / Flet me Netanyahun dhe Pezeshkian, do të ndërmjetësojë
16/01 16:48
Top News – Marina britanike prezanton Proteus/ Helikopteri pa pilot që do mbrojë Atlantikun e veriut
16/01 16:47
Top Channel/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump sherr me gazetarin: Je një sharlatan!
16/01 14:54
Top News -‘Kam një bombë, të gjithë do vdesin’/ Pasagjeri ndezi alarmin në bordin e Turkish Airlines
16/01 14:13
Top News – Rezerva karburanti vetëm për 20 ditë/Ministri energjisë lëshon alarmin, Ukraina në rrezik
16/01 13:42
Top News – ‘Përditëson’ qëndrimin e saj në Arktik / Italia: Prani masive ushtarake e Rusisë në veri
16/01 13:39
Top News – Bora arrin deri në katin e dytë…Gjendje emergjence, dy viktima në stuhinë masive
16/01 13:26
Top News – Trump nis aeroplanmbajtësen drejt Iranit / ‘I kapërdiva gënjeshtrat, nuk toleroj më’
16/01 12:54
Top News -‘Roja e Arktikut’ në Greenlandë / Zgjidhja e NATO-s për të zbutur tensionet SHBA-Danimarkë
16/01 12:54
Top Channel/ Rubio “paralajmërim” Europës: Kujdes, liria e fjalës po gërryhet!
16/01 12:16
Top Channel/ Kapen 160 kg kokainë në Itali, arrestohen dy shqiptarë: Vlera, 20 milione euro!
16/01 12:09
Top News – I dorëzon Nobelin e Paqes Trumpit / Fituesja venezueliane heq dorë nga medalja
16/01 12:06
Top Channel/ Emigracioni, bien hyrjet e paligjshme në BE: Më pak klandestinë nga rruga ballkanike!
16/01 12:00
DIGITALB DIGITALB