Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03/2026 23:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se “pothuajse gjithçka është shkatërruar në Iran”. Trumpi e ka bërë deklaratën gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Ndërkaq, lidhur me pyetjen e një gazetari se nëse Izraeli e ka detyruar atë të sulmojë Iranin, Trumpi ka thënë se ka ndodhur pikërisht e kundërta. “Jo, mund t'a kem detyruar unë Izraelin të sulmojë. Sa për Iranin, po ju them se ne po zhvillonim negociata me këta të çmendur dhe mendimi im ishte se ata do të sulmonin të parët. Nuk doja që kjo të ndodhte”. Trumpi është pyetur edhe lidhur përgjigjen e aleatëve të tjerë të SHBA-së për operacionin ndaj Iranit. Ai ka kritikuar si kurrë më parë kryeministrin britanik Sir Keir Starmer. "Nuk kemi të bëjmë me Winston Churchill. Nuk jam i kënaqur me Mbretërinë e Bashkuar" tha ai për shkak të refuzimit fillestar nga Londra për të lejuar Uashingtonin të përdorë bazën britanike në Oqeanin Indian gjatë sulmeve të para ndaj Iranit. Ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërpresin marrëdhëniet tregtare me Spanjën. “Do ta ndërpresim gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me ta. Spanja ishte e tmerrshme gjatë këtyre ditëve sepse na tha se nuk mund t’i përdornim bazat e tyre. Ishin shumë armiqësorë. Spanja nuk ka absolutisht asgjë që na duhet, përveç njerëzve të mrekullueshëm. Po, kanë njerëz të mrekullueshëm, por nuk kanë udhëheqje të mirë. Megjithatë, nëse duam të përdorim bazat e tyre, mund të zbarkojmë atje dhe t'i përdorim. Askush nuk do të na thotë se nuk mund t'i përdorim” Spanja u përgjigj duke thënë se nëse Washingtoni dëshiron ta shqyrtojë marrëdhënien tregtare me Spanjën “duhet ta bëjë këtë duke respektuar autonominë e kompanive private, ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale mes BE-së dhe SHBA-së”.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB