Donald Trump kërkon me cdo kusht të lërë gjurmën e tij në historinë e botës, e së fundi, hodhi idenë e riemërtimit të Oqeanit Atlantik ose Paqësor, duke sugjeruar që të mbajnë emrin e tij. Gjatë një tubimi në Clarksville, të Tenesisë, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të ishte mirë që SHBA-ja ta hedhë edhe këtë hap, pasi ka ndërmarrë më herët nisma për ndryshimin e emrave të disa hapësirave gjeografike.