Donald Trump i dorëzoi Elon Musk-ut Medaljen Kombëtare të Shkencës, vlerësimi më i lartë amerikan në këtë fushë, duke shënuar një tjetër hap në afrimin mes tyre pas përplasjes së fortë të vitit të kaluar. Në ceremoninë e zhvilluar në Uashington, presidenti amerikan e quajti drejtuesin e SpaceX dhe Tesla-s “thesar kombëtar” dhe e krahasoi me shpikësin Thomas Edison.