Top Channel/ Tronditet Vuçiç! Protesta “paralizon” Novi Sadin, bllokadë 24-orëshe
01/02/2025 19:58

Serbia vijon të jetë e trazuar nga protestat masive të dhjetëra mijëra studentëve e qytetarëve, edhe pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç. Pas dy ditësh marshimi, studentët mbërritën këtë të shtunë në Novi Sad, duke bllokuar tri urat mbi lumin Danub, fiks tre muaj pasi 15 persona humbën jetën, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti, i dyti më i madhi në Serbi. Me moton “Tre muaj-tre ura”, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Novi Sad, duke bllokuar urat Varadin, Zhezhele dhe atë të Lirisë, bllokadë që do të zgjasë deri të dielën pasdite. Gjatë udhëtimit prej 80 kilometrash për në Novi Sad të enjten dhe të premten, studentët nga Beogradi u përshëndetën nga qytetarë që u binin borive të makinave ose dolën nga shtëpitë e tyre për të ofruar ushqim dhe pije. Qindra njerëz me biçikleta dhe motoçikleta u nisën veçmas drejt Novi Sadit të premten, ndërsa shoferët e taksive të Beogradit thanë se do të shkonin atje gjithashtu për t’i kthyer studentët në shtëpi të dielën. Studentët e universiteteve morën rolin kryesor në protestat që janë shndërruar në sfidën më serioze në vite për udhëheqësin e fuqishëm të vendit, Presidentin Aleksandar Vuçiç. Përveç Novi Sadit dhe Beogradit, protesta të përditshme dhe bllokada të trafikut janë mbajtur në gjithë Serbinë, pasi protestuesit besojnë se tragjedia në Novi Sad është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës.

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23