Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, në zonën e njohur si “Ish-Poçeria”, në lagjen Kiras. Në shënjestër ka qenë një automjet në pronësi të familjes së Ardjan Baçinës, polic ekspert i sektorit të kriminalistikës në Komisariatin e Policisë Shkodër.