Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhaj janë zgjedhur anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ato marrin detyrën më 19 dhjetor dhe nuk do të ndikojnë në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, proces që ka përçarë këshillin. Ndërkohë, Olsian Çela kërkoi ndërhyrje urgjente në infrastrukturë për sigurinë e magjistratëve dhe bashkëpunim më të konsoliduar mes institucioneve.