Të paktën tre persona humbën jetën e disa të tjerë u plagosën kur një tren i shpejtësusë së lartë doli nga shinat në shtetin amerikan të Montanës. Në momentin e aksidentit, 146 pasagjerë e 16 punonjës ishin në bordin e trenit që u anua krejt papritur. Autoritetet ende nuk e kanë sqaruar saktësisht numrin e të lënduarve dhe sa janë personat në gjendje të rëndë.