Top Channel/ Tregu i IT në Shqipëri, studimi i AADF tregon: Mungojnë talentet
09/12/2025 19:54

Tregu i punës në fushën e teknologjisë duket se është maturuar në Shqipëri, teksa numëron rreth 23 mijë profesionistë në rang vendi, nga të cilët 90% e tyre punojnë në privat dhe baza e më shumë se 80% e punonjësve është Tirana. Një studim i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim mbi zhvillimin e këtij sektori dhe sfidat aktuale, nxjerr në pah se gati 50% e kompanive që operojnë në territorin shqiptar eksportojnë shërbimet e tyre jashtë. “Një sektor që ka rritje por mund ta quajmë të pjekur tanimë, me një rritje më modeste me 5% në vit. Tregu ka kërkesa, ka një rritje të vazhdueshme të pagave. Kompanitë pretendojnë që vështirësia më e madhe është presioni nga stafi për rritje të shpeshta pagash. Megjithëse më shumë se gjysma e tyre tregojnë se i kanë rritur pagat në 12 muajt e fundit. Duket se nuk është aq e vështirë për kompanitë që të punësojnë profesionistë sepse koha mesatare për të plotësuar një vend bosh është 3.1 muaj”. Ndonëse teknologjia mbetet preferenca kryesore në aplikimet e të rinjve për studimet universitare, studimi i AADF zbulon se mbi 36% e sipërmarrjeve në fushën e ICT raportojnë vështirësi në punësimin e talenteve, sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale. “Po kërkojnë më tepër punonjës të nivelit të mesëm dhe të lartë, pra jo punonjës që sapo dalin nga bankat e shkollës. Ju duhet një profil kandidati me një eksperiencë rreth 5 vjecare, dikush që ka njohuri shtesë në krahasim me cfarë ka marr nga institucionet arsimore. Konkluzioni është që duhet ti aftësojnë edhe vetë që ti përshtasin me nevojat e biznesit të tyre”. Tendencat e tregut në sektorin e teknologjisë përqëndrohen te inovacioni dhe siguria digjitale. Me rëndësi shihet edhe fakti se miti se ky profesion ju përket meshkujve po rrëzohet. “Kërkesa kryesore e kompanive në sektorin e teknologjisë është kryesisht për zhvillues programesh, siguri kibernetike apo inteligjencë artificiale. Zhvillues programesh përbëjnë rreth 44% të punësuarve në këtë sektor dhe gati 60% e tyre janë femra”.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40