Trazirat në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, që përmes zv/këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jon Finer i bëri thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit të hedhin menjëherë hapa për shtensionimin e situates. Finer ka biseduar personalisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten, dhe një ditë më pas me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke i përcjellë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.