Një demonstrate e paralajmëruar në Lajpcig të Gjermanisë në atë që radikalët e majtë e shpallën si "Dita X" në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E, u ndalua me vendim gjykate. Por kjo nuk i ndaloi trazirat. Persona të maskuar sulmuan mbrëmjen e djeshme një stacion policie të qytetit, duke detyruar forcat e rendit të përdornin ndaj tyre gazin lotsjellës.