Qendra e Kinostudios do të rikualifikohet, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës. Nga një hapësirë që, kryesisht ka shërbyer si parkim makinash, qendra e Kinostudios po kthehet në një shesh me kënde lojërash për fëmijë, mjedise çlodhëse për të rriturit, të rrethuara me gjelbërim. Gjithashtu, do të rehabilitohen edhe fasadat e pallateve përreth, si dhe po punohet për asfaltimin e Rr. “Aleksandër Moisiu”, duke përfshirë lidhjen e saj me Rr. “Xhanfize Keko” dhe hapësirat që krijohen midis trotuareve dhe godinave.