Top Channel/ Tragjedi në familjen shqiptare në Kanada! Nënë e bir mbyten në një pishinë
13/06/2025 18:22

Një ngjarje tragjike ka tronditur në Montreal, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar nga Kosova humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon, nga komuna e Deçanit. Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje pasi morën thirrjen se dy persona mund të jenë mbytur në një shtëpi. Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas provave hetimore të mbledhura nga Policia e Montrealit, duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi, duke e cilësuar si një incident aksidental. Hetimi nga ana tjetër i ka kaluar zyrës së mjekut ligjor. Sipas burimeve për mediat kanadeze, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive. Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar dhe Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të njohurve të viktimave dhe gjithashtu duke bërë me dije detajet e ceremonisë mortore.

Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46