Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat. Pelegrinazhi zgjat për një javë me radhë, ndaj organizimi është çdo vit një sfidë për institucionet, që ka ndërmarrë një plan masash. Policia e Beratit ka bashkuar forcat me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, me qëllim garantimin e rendit, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.