Kreu i PSD, Tom Doshi është paraqitur në SPAK këtë të hënë. Në një prononcim për gazetarët ai tha se ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm se ka zhvilluar një takim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë me një person që ka qenë në përgjim. I pyetur nga gazetarët nëse do ta votonte shkrirjen e SPAK, ai theksoi se nuk do ta bënte këtë asnjëherë dhe se e mbështet dhe do ta mbështesë reformën në drejtësi.