Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që përfshiu spitalin për trajtimin e personave e të sëmurëve me koronavirus mbrëmjen e së mërkurës. Në bashkëpunim me punonjës të Ministrisë së Brendshme, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Prokurorët kanë lëshuar urdhrin për identifikimin e trupave të 14 viktima e po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë. Por disa prej viktimave janë djegur aq shumë sa është i pamundur identifikimi i tyre pa anaizat e ADN-së. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.