Zjarret dhe valët e të nxehtit që po bëjnë kërdinë në të gjithë globin po tregojnë se njerëzimi është duke u përballur me "vetëvrasjen kolektive", kështu ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ndërsa qeveritë në mbarë botën u mblodhën në një samit për të adresuar mënyrat e mbrojtjes nga ndikimet e nxehtësisë ekstreme. Dr Annela Anger-Kraavi, nga Universiteti i Kembrixhit, thotë se "nuk ka lajme të mira" kur bëhet fjalë për valët e të nxehtit dhe shton "ne duhet të fillojmë të mendojmë se si të përshtatemi seriozisht"