Top Channel/ Tjetër prag konflikti në Ballkan?Sllovenia propozon ndarjen e Bosnjes
14/04/2021 15:26

Presidenti slloven, Borut Pahor dhe kryeministri Janez Janša i hodhën poshtë zërat se mbështesin një ndryshim kufijsh në Ballkan, por sërish këtë javë ambasadorja sllovene, Zorica Bukinac është thirrur në ministrinë e jashtme të Bosnjes për të shpjeguar zërat e qarkulluar në media se ka "plane gjeostrategjike të reja për Ballkanin". Portali "Euractiv" citon mediat boshnjake të pohojnë se ambasadorja është ftuar për shkak të një dokumenti jozyrtar, që kryeministri slloven, me gjasë ka dërguar në BE e ku bëhet fjalë për ndryshime të mundshme kufijsh në rajon. Janša vetë i ka hedhur poshtë aludime të tilla. Edhe presidenti, Pahour ka theksuar, se ai vetë preferon një anëtarësim të Bosnjes së bashkuar në BE. Ishte Željko Komšić, shkruan Euractiv, anëtari boshnjak i presidencës boshnjake ai që pohoi për mediat lokale boshnjake, se presidenti slloven, Pahor në një takim jozyrtar, ka pyetur "nëse është e mundur një ndarje paqësore e Bosnje-Hercegovinës." Me këtë ai ka pasur parasysh një shkëputje të Republikës Srpska, . Pahor, sipas raporteve ne media, u ka thënë anëtarëve të presidencës boshnjake, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Komšić, se "kohët e fundit ka gjithnjë e më shumë zëra në Europë, që thonë, se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundohet. A mundeni ju në Bosnje të ndaheni paqësisht nga njëri-tjetri?" Lidershipi slloven u përpoq këto ditë për shtensionim të situatës. Për Balkan Insight zyra e presidentit është shprehur, se "Presidenti Pahor dëshiron që Bosnje-Hercegovina sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
Top Channel/ Trump sulmoi Spanjën, Sanchez: S`duam luftë! Carney: U shkel ligji ndërkombëtar
04/03 14:33
Top News-‘Zgjohen’ celulat e fjetura të Iranit / Hakmarrja e mullahëve, ‘gati të sulmojnë’ Britaninë
04/03 14:31
Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03 14:12
Top Channel/ I “zhdukën” udhëheqjen, kush janë liderët iranianë të vrarë nga sulmet e SHBA-Izrael?!
04/03 12:19
Top Channel/ “Do mbrojmë Ballkanin”, shefi i NATO-s: Nuk lejojmë vakum, KFOR i fuqishëm!
04/03 12:14
DIGITALB DIGITALB