Top Channel/ Tiranë-Durrës, 90% e ekonomisë/ Arsyeja se përse po zbrazen qytetet e tjera të vendit
13/05/2021 15:29

Emigracioni dhe lindjet e pakta po tkurrin ndjeshëm popullsinë e së fundmi shqetësues po konstatohet edhe migrimi i brendshëm, që po çon drejt boshatisjes qytetet e vendit. Eksperti për ekonominë Adrian Civici shpjegon se tendenca për t’u zhvendosur nga zonat periferike drejt atyre të zhvilluara si Tirana, Durrësi e Fieri lidhet me mundësitë dhe shërbimet e shumta që ofrojnë këto rajone. Kjo shton ai bën që edhe fokusi i politikave zhvillimore të orientohet drejt tyre duke bërë të pamundur zhvillimin e qarqeve të tjera. “Tendenca për të larguar lidhet me paga më të larta, për shërbime më të mira arsimore, shëndetësore, infrastrukturore. Rreth 15-20% e territorit (Tiranë-Durrës-Fier) ka një përqendrim të rreth 90% të kapitalit dhe aktivitetit ekonomik të vendit dhe në pjesën tjetër që është gati 80% e territorit ka shumë pak dinamikë ekonomike, shumë pak biznese, investime”, shprehet Adrian Civici, ekspert për ekonominë. Përballë një situate të tillë, eksperti Civici propozon masa konkrete gjithëpërfshirëse për të zbutur procesin e migrimit masiv. “Ka ardhur momenti që ne të bëjmë politika konkrete delokalizimi në të gjithë vendin, duke filluar nga politikat diferencuese fiskale sa i përket investimeve, me politika që stimulojnë disa aktivitete ekonomike që deri tani kanë qenë të pazhvilluara, deri te ato politika mbështetëse financiare për kategori të caktuara sociale që mund të joshen me subvencione ose pagesa të ndryshme për t’u punësuar dhe për zhvilluar aktivitete ekonomike”, tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë. Sipas të dhënave të Instat vetëm qarku i Tiranës dhe Durrësit shënuan rritje të popullsisë një vit më parë diçka që sipas ekspertit Civici mund të sjellë së shpejti edhe mbipopullimin e tyre, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e qarqeve të vendit panë një tkurrje të ndjeshme.

Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.4%, INSTAT: Ndikoi rritja e çmimeve te ushqimet dhe pijet
08/07 19:51
Top Channel/ Biznesi, qeveria ndryshon strategji, më shumë para për inovacionin e ndërmarrjeve
07/07 19:48
Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46