Më 14 shtator nis viti i ri shkollor dhe shkollat e kryeqytetit janë në përgatitjet e fundit për të mirëpritur nxënësit. Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për të garantuar fillimin e rregullt dhe të sigurt të procesit mësimor në institucionet arsimore, ku ndër to përshihet mirëmbajtja e godinave, pastrimi, verifikimi sinjalistikës rrugore si dhe transporti.