Kaos, flakë, gaz lotsjellës dhe dhunë! Kjo është pamja që ka marrë Tirana gjatë ditës deri në orët e vona të natës, me protestën që përshkallëzoi që një ditë më parë. Institucionet kryesore publike në vend si Kryeministria, ministritë, kryesia e Kuvendit dhe Piramida ishin në qendër të sulmit të protestuesve të dhunshëm dhe me maska, por furisë së tyre nuk ju shpëtuan as bankat dhe bizneset private në rrugën e Durrësit, bulevardin qendror dhe disa nga rrugët kryesore të Tiranës.