Top Channel/ The Telegraph: “Zelensky-t iu kërkua të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në NATO”!
29/05/2024 12:35

Ukraina nuk do të avancojë këtë vit në rrugën e saj e anëtarësimit në NATO: gazeta e njohur britanike The Telegraph citon burimë të saj të pohojnë se presidenti Volodymyr Zelensky është paralajmëruar të mos i kërkojë anëtarëve të aleancës këtë vit mbështetje për pranimin e vendit të tij. Ukrainës nuk do t’i ofrohet asgjë në samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik, e do t’i mundësonte vendit të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit, thotë Telegraph. Arsyeja është se disa vende të aleancës veri-atlantike druhen se një ftesë anëtarësimi për Ukrainën mund t`i cojë në kurs të drejtpërdrejtë përplasjeje me Rusinë. “Gjermania dhe SHBA “janë shumë skeptike për ta çuar Ukrainën më tej në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë vit”, shprehet burimi që ka dijeni mbi bindjet e administratës Biden lidhur me këtë cështje. Sipas tij SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim në përgjithësi prej kërcënimit rus për pjesën tjetër të organizatës. Sipas Telegraph, Ëashingtoni dhe Berlini e kanë paralajmëruar me forcë Kievin të mos insistojë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.Për këtë arsye, Zelenskyt me sa duket i është bërë e qartë të mos ushtrojë presion mbi aleatë të caktuar që të përsërisin përkrahjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës.Vendimi me gjasë do ta zemërojë Zelenksyn, i cili është njoftuar nga homologët të mos kërkojë "të pamundurën" nga aleanca.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57