Një tërmet i magnitudës 5.6 goditi perëndimin e Nepalit, duke rrafshuar ndërtesa e duke marrë të paktën 150 jetë njerëzish. Fuqinë e tij shkatërruese duket e ka amplifikuar më shumë fakti që ishte tërmeti ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Epiqendra ishte në Jajarkot e Rukumin Perëndimor, rreth 500 kilometra larg nga kryeqyteti Katmandu, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet në Indinë fqinje, duke përfshirë Delhin.