Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09/2025 22:52

Kamerat e televizionit shtetëror fillojnë të dridhen gjatë transmetimit direkt të një emisioni informativ pikërisht 27 minuta pas mesnate kur një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Nea Stira në Evia, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Athinë.Duke ruajtur gjakftohtësinë gazetarët dhe të ftuarit kanë vazhduar bisedën pa fshehur tronditjen.I shokuar nga humbja e ekipit të kombëtares greke të futbollit edhe trajneri Ivan Jovanovic ka mbetur pa fjalë gjatë konferencës për shtyp pikërisht në çastin e tërmetit.Epiqendra e tij ishte në det, vetëm 5 kilometra larg bregut, në një thellësi prej rreth 14 kilometrash. Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e fortë të dridhjes, ndërsa në hotele dhe banesa njerëzit dolën menjëherë në ballkone dhe rrugë.Banorët e athinës dhe zonave përreth epiqendrës u alarmuan dhe kaluan orë të tëra jashtë shtëpive të tyre.Shumë prej tyre tregojnë se i zuri gjumi dhe u zgjuan të tmerruar nga lëkundja e fortë, e shoqëruar me një zhurmë të çuditshme.Nga raportimet e para nuk ka dëme serioze, veçse u raportuan dëmtime të vogla në një supermarket dhe thyerje xhamash në disa dyqane.Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, deri tani janë regjistruar 27 pasgoditje, më e forta prej 2.7 Rihter. Specialistët theksojnë se bëhet fjalë për një zonë me histori të ulët sizmiciteti, larg çarjeve të mëdha aktive, ndaj deri tani të dhënat janë qetësuese.Edhe pse nuk ka arsye për panik, autoritetet mbeten në gatishmëri me forcat e ndërhyrjes në rastet e emergjencave civile në terren. Mesazhi i përbashkët i ekspertëve është =të ruhet qetësia dhe të ndiqen me kujdes udhëzimet zyrtare.

Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
DIGITALB DIGITALB