Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë që nga mbrëmja e së hënës , ka sjellë pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimi në Vlorë. Era e fortë dhe dallgët deri ne 6 balle brenda gjirit nuk do të lejojnë lundrimin për 72 orët e ardhshme. Por megjithatë kapiteneria e portit njoftoi se anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar si dhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk janë pezulluar.