Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në atë që njihet si lagjia e Boshnjakëve, një vendim ky arsyet e të cilit nuk bëhen të ditura. Në objektin në fjalë gjenden prej kohësh Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Drejtoria e Fondit të Sigurimit të pensionit dhe invaliditetit, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria.