Transmetuesit televizivë kërkojnë një ligj të ri për të drejtën e autorit dhe jo ndryshime në ligjin aktual. Përmes një deklarate të përbashkët të transmetuesve, në dëgjesën për projektligjin në Komisionin e Kulturës, përfaqësuesi i DigitAlb, Andi Cenko konsideroi më të përshtatshëm një ligj të ri me qëllim më shumë qartësi dhe siguri juridike.