Në një kinema në periferi të qytetit Lviv të rinjtë mësojnë se si përdoren armët për të mbrojtur vendin e tyre. Kinemaja përpara luftës ishte një vend që frekuentohej për argëtim por sot ndodh e kundërta pasi ajo është kthyer në një vend të mbushur me armë. Në pamje shihet qartë se si të rinjtë janë të vendosur të mbrojnë atdheun e tyre nga sulmet ruse në mënyra rrethanore. Këto sulme i kanë detyruar të rinjtë ukrainas të mësojnë se si të përdorin armët për të mbrojtur vendin e tyre.