Top Channel/ “Të kalbet në burg gjithë jetën”! Prindërit e Ilaria Sulës kërkojnë drejtësi: Tani nuk…
09/04/2025 21:45

Prindërit e Ilaria Sulës, Flamur dhe Gëzime Sula, kanë folur për mediat italiane pas vrasjes makabre ndaj vajzës së tyre, nga ana e të dashurit të saj, Mark Antony Samson. “Ai duhet të kalbet në burg përjetë. Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i saj, pasi filipinasi e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në një shkëmb pasi e vrau dhe e futi në një valixhe. Gjatë intervistës, ata nuk i mbajtën dot lotët, duke e kujtuar Ilarian si një vajzë të mrekullueshme e cila kishte shumë ëndrra, shkruan La Repubblica. “Jeta jonë, zemra jonë, engjëlli ynë. Ajo kishte aq shumë ëndrra, nuk u ndal kurrë. Ajo studionte për Statistikat Financiare, do diplomoje në tetor”, kanë rrëfyer prindërit e saj. “E prisnim atë fundjavë. Vëllai i saj shkoi ta merrte në stacion, treni mbërriti dhe u largua përsëri dhe Ilaria nuk ishte aty. Ne u përpoqëm ta telefononim, por telefoni i saj ishte i fikur. Aty kuptuam se diçka kishte ndodhur”, u shpreh nëna e Ilarias, Gëzime Sula. “Ata na hoqën një pjesë të zemrës, gjithçka. Vajza jonë është e mbyllur në një vend që nuk mund ta lërë më, nuk mund të kthehet në shtëpi, nuk do ta shohim më kurrë të hyjë në derë, të qëndrojë në dhomën e saj. Ajo na jepte forcë. Ne kemi për detyrë të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend”, thanë prindërit e 22-vjeçares. Më pas ata u ndalën dhe te nëna e Mark Antony Samson, e cila kishte pranuar se kishte ndihmuar të birin që të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi. “Si mund ta bësh një gjë të tillë? Ajo duhet të kishte thirrur për ndihmë, një ambulancë, policinë. Mos ta ndihmonte të pastrojë të gjitha, të mbulojë krimin. Ajo nuk është nënë”, u shpreh Flamur Sula. Ndërkohë, vëllai i saj Leon Sula është shprehur se do donte të dinte nëse e motra ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit. “Doja të dija nëse Iliarja ka pasur mundësinë për të thënë fjalët e fundit… Kush kanë qenë fjalët e fundit…”, tha ai.

Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42