Top Channel/ Të dhënat shokuese, sa shqiptarë kanë Tik Tok! Si renditen Rama e Berisha
25/12/2024 19:33

Prej krijimit në 2016 Tik Tok gjeti një masivitet përdorimi edhe prej shqiptarëve. Faqja online “World Population Revieë” tregon numrin e përdoruesve të Tik Tok në 157 vende të botës për vitin 2024. Sipas renditjes janë 1,5 milion shqiptarë me një llogari në TikTok duke e renditur vendin tonë të dytin në rajon pas Serbisë me 2.3 milion përdorues e lënë pas Kroacinë me 1.1 milion përdorues. 754.000 përdorues ka Maqedonia e Veriut ndërsa fqinji ynë tjetër Mali i Zi 286.000. Propozimi qeverisë shqiptare për mbylljen e kësaj platoforme për 1 vit, ka prodhuar debate të forta pro dhe kundër. E në fakt ky propozim vjen prej kryeministrit Edi Rama i cili në Tik Tok renditet në vend të parë prej politikanëve në Shqipëria , për numrin e ndjekësve në këtë platformë me mbi 137.000 të tillë dhe me 2 milion pëlqime. Kryetari PD Sali Berisha kundërshtues i mbylljes ka në Tik Tok rreth 60.000 ndjekës. Partitë e reja kundërshtojnë mbylljen e Tik Tok, me argumentin se kjo po bëhet për ti shuar artyre vizibilitetin dhe komunikimin me publikun. Megjithëse me një numër relativisht të ulët ndjekësish, po e përdorim me efikasitet këtë platformë për shpërndarjen e programeve dhe qëndrimeve te tyre. Prej krijimit TikTok, ka prodhuar edhe disa milionerë shqiptarë. Përmes asaj që njihet si Live Games nga ku ndjekësit blejnë përmes llogarive bankare dhe çojnë “gifte dhurata, njëri prej tyre, kuksiani Aleks Visha, ka pohuar se ka fituar 20 milion dollarë në tre vjet. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se “e ndërsa Tik Toku shqiptarë është i mbushur me sharje e kërcënime ekstremisht të dhunshme të cilat kanë prodhuar viktima, javët e fundit një ish i dënuar shqiptarë në Angli i quajtur Fabiol Kuçi njohur si Gucci, me rrëfimet e vuajtjeve gjatë kryerjes së dënimit në 42 burgje të ndryshme, angleze, është kthyer në fenomenin e Tik Tokut për momentin. Kuci gjatë një dalje Live të TikTok arriti të ndiqet nga 80.000 mijë ndjekës duke thyer çdo rekord të mbajtur deri më tani, prej një shqiptari, në këtë platformë. 32 vjeçari Fabiol Kuçi, përmes kësaj audience marramendëse ndjekësish, duke rrëfyer detaje nga burgosja e qëndrimi për një kohë të gjatë në dhomat e izolimit, që kur ishte 16 vjeç, përcjell çdo mbrëmje, mesazhe këshilluese për të rinjtë, sidomos ata në Angli, në të qëndruarin larg botës së krimit. “Futuni e qëndroni 24 orë mbyllur në banjo e pastaj do ta kuptoni rëndësinë e lirisë” ka thënë i riu me origjinë nga Vlora në një prej daljeve Live në Tik Tok. Rrëfimet e sinqerta e origjinale, larg gjuhës së sharjeve e kanë kthyet Fabiol Kuçiin në shqiptarin më të ndjekur e më të dashur të kësaj platforme javët e fundit , platformë e cila duket se fillimin vitin e ardhshëm nuk do të përdoret në Shqipëri.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04