Të ardhurat në arkën e shtetit ndoqën një ecuri pozitive për 8-mujorin duke u rritur me 437 milionë euro më shumë se një vit më parë, e duke kaluar edhe nivelet e vitit 2019. Eksperti Eduart Gjokutaj shpjegon se më shumë se miradministrimit fiskal, i atribuohen konsumit të munguar në 2020-ën.