Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë dhe e falenderoi kreun e shtetit amerikan për ndihmën e pakursyer ndaj Kievit kunder “terrorit rus”. Biden e garantoi homologun ukrainas se bota është me Ukrainën, duke shtuar se tanket e para amerikane Abrams janë nisur drejt saj e do të mbërrijnë javën e ardhshme.