Talebanët hedhin hapin e radhës që dëshmon gjithmonë e më shumë sundimin e tyre me dorë të hekurt në Afganistan, e përligj frikën e njerëzve që deshën t`i largohen ketij regjimi. Berberët në Provincën e Helmandit janë urdhëruar mos i rruajnë kokat meshkujve e të mos i presin mjekrat pasi dicka e tillë sipas talebanëve, është kundër interpretimit të tyre të ligjit islamik të Sheriatit.