Vladimir Putin nuk ka dyshime: Për të, autorët e masakrës në sallën e koncerteve Crocus të Moskës, janë njerëz të rekrutuar nga shërbimet secrete ukrainase. Atentatorët që flisnin në gjuhët taxhike e arabe e thërrisnin me të madhe "Allah akbar" kishin filmuar veten teksa qëllonin me breshëri plumbash mbi spektatorët, dhe i prisnin njërit prej tyre fytin me thikë.