Nje mjek saudit është autori i sulmit në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor gjerman Madgeburg, që shkaktoi vdekjen e dy personave, një prej të cilëve fëmije, dhe plagosjen e 68 të tjerëve: 15 prej tyre janë në spital në gjendje kritike për jetën. 50 vjecari përplasi makinën që drejtonte mbi turmën e njerëzve të mbledhur për të shijuar shpirtin e festave të fundvitit, por për të kthyer për shumë prej tyre në një makth. Autoritetet besojnë se mjeku ka vepruar i vetëm.