Departamenti i Mbrojtjes do të apelojë vlefshmërinë e vendimit të një gjykatësi ushtarak lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë nga Khalid Sheikh Mohammed, personi që dyshohet se ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe dy të pandehurve të tjerë. Vendimi i gjykatësit javën e kaluar anuloi urdhrin e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, për të hedhur poshtë marrëveshjet dhe arriti në përfundimin se marrëveshjet për pranimin e fajësisë ishin të vlefshme.