Top Channel/ Sulmet terroriste të 2015-tës, nis në Francë gjyqi historik!
08/09/2021 19:28

Ka nisur në Francë gjyqi ndaj 20 personave të lidhur me sulmet terroriste që tronditën vendin e mbarë botën nëntorin e vitit 2015. Gjashtë të akuzuar do të gjykohen në mungesë. Ka patur njoftime se pesë nga gjashtë prej tyre kanë vdekur në Irak ose Siri. Nëntë terroristë të grupit të Shtetit Islamik, kryesisht nga Franca dhe Belgjika, sulmuan stadiumin kombëtar, lokalet, restorantet dhe Teatrin Bataclan, duke vrarë gjithsej 130 njerëz. Nëntëdhjetë vetë u vranë në sallën e koncerteve në Teatrin Bataclan. Rreth 490 persona të tjerë u plagosën. Një pjesëmarrës në koncertin që po mbahej në Teatrin Bataclan,i cili i mbijetoi sulmit terrorist, thotë se është e rëndësishme që të kthehet normaliteti dhe jeta të vazhdojë me një qasje pozitive. Një anëtar i dhjetë i celulës terroriste dhe i vetmi ende gjallë, Salah Abdeslam, u arrestua në Bruksel katër muaj pas sulmeve të 13 nëntorit 2015. Ai akuzohet se ka ndihmuar të tjerët. Në hapje të gjyqit, ai e përshkruajti veten si një ushtar të Shtetit Islamik. Zyrtarët francezë vizituan më herët të hënën sallën e gjyqit të ndërtuar posaçërisht në Paris, ku do të zhvillohen seancat që pritet të zgjasin disa muaj. Ajo është një nga sallat më të mëdha të gjyqit në historinë moderne të Francës, thote VOA.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
DIGITALB DIGITALB