Rusia ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajë një seancë të posacme në25 vjetorin e fushatës së bombardimeve ajrore të kryera nga NATO në Serbi gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Nuk dihet me siguri megjithatë nëse seanca do të mbahet, pasi një apo edhe më shumë anëtarë të Këshillit mund të kërkojnë një votim procedural në përpjekje për të bllokuar mbledhjen.