Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje përmes Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, Turqisë dhe Hungarisë të miratojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO brenda këtij viti, pasi janë të vetmet shtete të Aleancës Euroatlantike që nuk e kanë miratuar ende ofertën e Stokholmit për t'u bashkuar me NATO-n. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes i bëri deklaratat teksa vizitoi bazën detare suedeze Muska, afër Stokholmit dhe u takua me homologun e tij, Pal Jonson, të cilit i shprehu mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për të qënë pjesë e NATO-s.