Top Channel/Stuhia shkatërrimtare godet ishullin e Evias, po i afrohet Shqipërisë?
10/10/2021 15:00

Vetëm disa javë pasi zjarre shkatërrimtare goditën ishullin grek të Evias, zona përballet me një stuhi të fuqishme dhe përmbytje masive. Mediat e huaja thonë se erërat e fuqishme kanë shkulur catitë e shtëpive, ndërsa uji ka hyrë në shumë banesa. Stuhia e mbiquajtur “Athina” nga metereologët grekë, i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme edhe infrastrukturës rrugore pranë fshatrave bregdetarë të Agia Anna dhe Psaropouli, tha një zyrtar lokal për ERT. “Dhjetëra shtëpi janë përmbytur; përrenjtë dolën nga shtrati edhe pse shiu zgjati vetëm disa orë. Kjo është shenjë se ky dimër ka për të qenë shumë i ashpër”, u shpreh guvernatori George Kelaiditis. Sipas tij, fatmirësisht nuk ka raporte për njerëz të bllokuar nëpër banesa apo makina. Zjarret pyjore të muajit korrik shkatërruan pjesë të tëra të ishullit të Evias dhe atij të Rodosit, bashkë me disa zona në veri e në juglindje të Athinës dhe gadishullit të Peloponezit. Për të shpëtuar prej tyre, qindra persona u evakuan atëherë me urgjencë, ndërsa tre vetë humbën jetën dhe disa u lënduan rëndë. Dy ditë më parë, media gjermane Focus.de paralajmëroi për rrezikun e reshjeve ekstreme në Greqi dhe në jugun e Shqipëri.

Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15
Top News – Serbët festojnë humbjen në Kosovë. Vidovdani, Kurti paralajmëron përpjekje për tensione
27/06 15:58