Top Channel/ Studentëve u “humbin” notat! Rreziqet nga problemet në sistemin digjital
21/02/2025 19:48

Me digjitalizimin tashmë regjistrat fizikë janë jashtë mode. Ashtu si në arsimin parauniversitar, edhe arsimi i lartë përdor sistem informatik për regjistrimin në provime apo për listën e notave. Studentët e Universitetit të Tiranës logohen përmes kredencialeve në e-albania në sistemin e-student. Por sidomos gjatë sezonit të testimeve, të rinjtë shfaqin shqetësimin mbi problemet teknike të këtij database digjital që jo gjithmonë ju njeh rezultatet e provimeve. Në emër të vitit të dytë në Fakultetin e Gazetarisë, studentja e ekselencës Keisi Topi tregon ankesat që i shpreh grupi i saj. “Disa studentë, të paktën të klasës sime, janë akoma në dilemë për disa provime të vitit të parë sepse nuk e dinë akoma çfarë notash kanë marr. Praktikisht ata janë në vit të dytë, por sistemi nga ana teknologjike çalon sepse nuk nxjerr notat. E kemi dhënë provimin, jemi të regjistruar, pedagogu e ka bërë punën me korrigjimin e ka dhënë vlerësimin, por sistemi nuk nxjerr notën. Në këtë moment studentët vijnë ankohen te unë se jam koordinatorja e duhet të adresoj problemin diku tjetër, se nuk dinë çfarë të bëjnë. A duhet ta përsërisin provimin?”, shprehet ajo. Keisi shpjegon se e ka raportuar problematikën e sistemit e-student në disa hallka zinxhir, por që nuk ka gjetur zgjidhje: “Si fillim e shpreh te pedagogu, e konfirmon që notën e ka hedhur në sistem dhe nuk ka çfarë bën tjetër. Shkoj te sekretaria pyes e më kthen përgjigjen e saj për kompetencat që ka kryer ok procedurat, ka bërë regjistrimet. Pra në këtë situatë nuk është përgjegjësia e askujt, vec një problem teknik i sistemit që nuk dimë si ta zgjidhim”. Metoda e vetme funksionale në këtë institucion arsimor publik është sistemi e-student. Ndaj nëpërmjet Top Channel, studentët shpresojnë të marrin fund paqartësitë mbi pasqyrimin e mangët të notave në të gjithë provimet që kanë dhënë. “Ne notën mund ta marrim edhe gojarisht por nuk vlen, për shkak se duhet të kalojë nota në sistem e lënda quhet e mbyllur. Nuk ka një regjistër fizik, është e vetmja mënyrë për të ditur mesataren. Kërkoj që për sa kohë sistemi ekziston dhe është metodë praktike për studentët, këto vështirësitë teknike të rregullohen”, thotë studentja. Duke vlerësuar lehtësitë e pasjes së një regjistri digjital, studentët kërkojnë zgjidhjen e problemeve teknike që ju rrezikon edhe përfundimin e vitit studimor.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06